Arrestohen shtatë persona për shpronësime të kundërligjshme dhe korrupsion
Shtatë persona janë arrestuar në një operacion të gjerë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, i zhvilluar nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri, në kuadër të hetimeve për shpronësime të kundërligjshme.
Në kuadër të një procesi hetimor që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke e zhvilluar lidhur me shpronësimet e kundërligjshme, të mërkurën është zhvilluar një operacion policor në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri.
Si rezultat i këtij operacioni të koordinuar mes Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, janë arrestuar shtatë persona.
V.G dhe N.R për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, H.M., Sh.S dhe H.M., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. N.K për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe A.P për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale – Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit”.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë sekuestruar pajisje teknologjike, para të gatshme në vlerë prej 6,450 eurosh dhe dokumentacion i ndryshëm.
“Lidhur me të njëjtin rast, në dhjetor të vitit të kaluar janë arrestuar edhe shtatë (7) persona të tjerë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

