Beteja në qiell/ Shikoni si avioni ukrainas ndjek dhe shkatërron avionin luftarak rus (Video)

Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar në faqen zyrtare në “Twitter” një video ku shihet se si aeroplani luftarak i Forcave ukrainase Mig-29 hedh në erë një aeroplan rus të llojit “Su-35” gjatë një dyluftimi ajror.

“MiG-29 i Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura shkatërron Su-35 e pushtuesve rusë”, thuhet në njoftim.

Rusia ka dy ditë që ka hapur luftë kundër Ukrainës, derisa po përballet me rezistencën ukrainase.

Perëndimi, ndërkohë, ka vendosur sanksione të ndryshme ekonomike e politike, me qëllim të ndaljes së agresionit rus dhe Putinit.