Epopeja e UÇK-së, nesër Kuvendi mban seancë solemne

Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës nesër do të zhvillojë seancë solemne për nder të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca pritet të nis në ora 12:00.

Me këtë rast para deputetëve do të flasë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Se ata dy do t’u drejtohen deputetëve me fjalim, e bënë të ditur komunikatat për media të Kryeministrisë dhe Presidencës./