Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj nën ngjyrat e flakës, si simbolikë e netëve të 5, 6 e 7 marsit të ‘98

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadi Nura, ka bërë të ditur se sheshi në qytetin e Skenderajt do të jetë nën ngjyrat e flakës, si simbolikë e netëve të 5, 6 e 7 marsit të vitit 1998.

Kështu njoftoi faqja zyrtare e Komunës së Skendarajt në Facebook, duke e cituar Nurën.

“Sheshi ynë “Adem Jashari” nën ngjyrat e flakës, si simbolikë e netëve të 5, 6 e 7 marsit të vitit 1998! Kujtim i pavdekshëm!”, ka thënë Nura.