LAJMI I FUNDIT: Putin pranon ftesën e Zelensky për bisedime

Shpërndaje

Presidenti rus Vladimir Putin i është përgjigjur thirrjes së Volodymyr Zelenskyz, homologut të tij ukrainas, për fillimin e negociatave të paqes.

Putin ka pranuar ftesën e presidentit të Ukrainës, për të filluar negociatat, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, RIA.

Negociatat parashihet të zhvillohet me qëllim zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe pezullimin e veprimeve ushtarake, njoftoi RIA.

Putin zhvilloi sot një telefonatë me presidentin kinez Xi Jinping, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës.

“Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata me Ukrainën në një nivel të lartë,” citohet të ketë thënë Putin, sipas Ministrisë kineze.