MaqedoniTop Lajme

Pas mesnate, çmime të reja të derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,03 % në raport me vendimin e datës 5.1.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,668 den/kg dhe do të jetë 32,133 den/kg.

Nga data 13.1.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 70,50 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 72,50 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 64,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 64,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 32,133 (denarë/kilogram).