Presidentja Osmani në përkulje para themeleve të lirisë
Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, qëndroi me nderim në Prishtinë, në Orllan dhe në sheshin e Podujevës, duke u përkulur para kujtimit të atyre që e bënë të mundur lirinë e vendit.
Në përvjetorin e 31 janarit 1997, ajo përkujtoi rënien heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, sakrifica e të cilëve u shndërrua në frymëzim për mijëra të rinj e të reja që iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë homazh, Presidentja theksoi se gjaku i derdhur për atdheun u bë themel i lirisë dhe i shtetit të Kosovës.
Postimi nga Presidentja OSMANI:
Sot në Prishtinë, në Orllan, e në sheshin e Podujevës, u përkulëm para themeleve të lirisë sonë.
Më 31 janar 1997, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ranë heroikisht për atdhe dhe frymëzuan mijëra djem e vajza që t’i bashkohen rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke vënë jetën në shërbim të lirisë.
Lavdi e përjetshme heronjve të UÇK-së, që e kthyen sakrificën në fitore, gjakun në themel shteti dhe rënien në triumfin e lirisë së Kosovës!
Deklarata e Presidentes Vjosa Osmani pas homazheve në 29 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

