Protesta kombëtare e opozitës të shtunën e 24 janarit, ja ora kur do të zhvillohet
Përpara kryeministrisë në ora 17:00 PD dhe partitë aleate do kërkojnë edhe një herë largimin e dyshes Rama-Balluku dhe krijimin e një qeverie teknike me bazë të gjerë që do sigurojë zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare në vend.
Kjo është protesta e radhës kombëtare e thirrur nga kreu i PD-së Sali Berisha, pas asaj të fundit të dhjetorit përpara kryeministrisë. Sakaq, PD-ja ka vijuar foltoret çdo të hënë përpara kryeministrisë, që kur u zbulua skandali i përgjimeve nga dosja Balluku në SPAK.

