Mediumi i njohur zviceran nga sot edhe në shqip (Foto)

Shpërndaje

Gazeta zvicerane “20 Minutes” prej sot do të ofrohet edhe në gjuhën shqipe. Kjo u bë e ditur nga mediumi, duke thënë se do të jetë në versionin ‘online’ dhe atë fizik të gazetës.

“Frëngjishtja nuk është gjuha jote amtare dhe e ke më të lehtë të lexosh lajmet në shqip? Dëshiron të dish në çdo kohë se çfarë ndodh në Zvicër, të krijosh mendimin tënd dhe të marrësh pjesë në diskutime për tema aktuale? Atëherë mund t’i lexosh të gjithë artikujt në gjuhën tënde të preferuar”, thuhet në njoftimin e mediumit.

“20 Minutes” shkroi se mediumi do të ofrohet tutje edhe në gjuhë të tjera.

Të dhënat thonë se mbi 250 mijë shqiptarë jetojnë në tërë Zvicrën.