MaqedoniTop Lajme

Protesta përballë Kryeministrisë shoqërohet me tensione dhe ndërhyrje policore (Video)

Shpërndaje

Është përfshirë nga tensionet protesta e “Shqipëria Bëhet”, teksa efektivët e policisë së shtetit janë përleshur me protestuesit.

Ende nuk dihen arsyet e dhunës, por forca të shumta policia kanë shtyrë fizikisht protestuesit duke u përpjekur t’i largojnë.

Ndërkohë kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj është shprehur se efektivë të veshur civilë u kanë bërë foto protestuesve që më pas t’i arrestojnë.

“Ka civilë me xhup ‘Louis Vuitton’ që po u bëjnë foto qytetarëve për t’i arrestuar. Turp të keni, hajdutë. “Arrestoni mua, ja ku jam. Pse u bëni foto qytetarëve? Pse i frikësoni njerëzit?” tha Lapaj.

Ndërkaq protestuesit kanë ngritur çadra në bulevard, përballë godinës së qeverisë.