Aleanca për Shqiptarët: Të ndriçohet afera “Magjar Telekom”

Shpërndaje

Rasti i Maxhar Telekom, ku akuzohen për korrupsion lideri i BDI Ali Ahmeti dhe funksionarë i lartë i BDI Musa Xhaferi duhet ndriçuar plotësisht dhe ky rast nuk mund ti ikë drejtësisë dhe forcës së Ligjit, reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

“Vendimi i sotëm i Këshillit të Apelit, i cili hodhi poshtë padinë penale të dyshuarve Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferit ndaj ish drejtorit të Zbulimit dhe Kundër zbulimit Sllobodan Bogoevkit për shpifje dhe fyerje, për rastin Magjar Telekom, i cili kishte dëshmuar në Gjyqin Amerikan, se Ahmeti dhe Xhaferi janë të përfshirë në korrupsion është një dëshmi e re se Bogoevski nuk paska shpifur dhe akuzat ndaj Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit janë të vërteta? Ky skandal i pazbardhur, paraqet dyshime për nivel më të lartë të korrupsionit, andaj si i tillë duhet të zbardhet sa më parë më një epilog të drejt dhe të pavarur gjyqësor, aq më tepër kur është pjesë edhe e pjesë e hetimit të Gjykatës së Nju Jorkut, të SHBA-ve”, thonë nga ASH.

Siç shtojnë ë tej, Komisioni Evropian një ditë më parë ka kërkuar që në kuadër të reformave në gjyqësi të rritet transparenca ndaj dyshimeve që janë hapur nga Prokuroria Publike Speciale duke kërkuar vazhdim të hetimit dhe dënim për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë ku bën pjesë edhe afera Magjar Telekom.

“Është koha tani kur po presim hapjen e Negociatave me BE , pikërisht tani kur po proklamojmë se i përmbushim reformat në Drejtësi dhe Gjyqësi, që të veproj shteti i së drejtës, dhe opinion të informohet saktë për rastin Magjar Telekom? Dhe në fund e pyesim liderin e BDI, nëse është i gatshëm ti nënshtrohet Vetingut të cilin e paralajmëroi ditë më parë?”, thuhet në reagimin e ASH-së.