RajoniTop Lajme

Rama në samitin për Ukrainën në Paris (Video)

Shpërndaje

Liderët e 35 shteteve janë mbledhur këtë të martë në Paris, në një samit të posaçëm kushtuar sigurisë në Ukrainë dhe sfidave të vazhdueshme të luftës. Në këtë takim merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili, përpara nisjes së samitit, u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée.

Gjatë qëndrimit në Paris, kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi gjithashtu një takim me ministrin e Drejtësisë së Francës. Në fokus të bisedës ishte përfshirja e partnerëve francezë dhe kontributi i tyre në konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal në Shqipëri.

Diskutimet e samitit pritet të përqendrohen në një angazhim afatgjatë të vendeve pjesëmarrëse për mbështetjen e Ukrainës, me synimin për të forcuar sigurinë dhe për të penguar çdo agresion të mundshëm rus në të ardhmen.