MaqedoniTop Lajme

Ambasada Amerikane përkujton 18-vjetorin e njohjes së Kosovës nga SHBA

Shpërndaje

Sikur sot, 18 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara e kanë njohur formalisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Në këtë përvjetor, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka rikujtuar momentin historik të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Në deklaratë thuhet se presidenti George W. Bush iu përgjigj në mënyrë afirmative kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, duke theksuar rëndësinë e këtij hapi për të ardhmen e shtetit të ri.

“Presidenti Bush iu përgjigj në mënyrë afirmative kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të rikonfirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur së bashku popullin e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovën”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ambasada amerikane.

Në këtë kontekst është rikujtuar edhe deklarata e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice, e dhënë më 18 shkurt 2008.

“Ndërsa Kosova sot fillon jetën si shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen se do të vazhdojnë të jenë mik dhe partner i ngushtë i saj”, ka dekalruar Rice.