Godet avokatja Tavakoli: Si është e mundur që Thaçi me 29 vjet, t’i ketë gënjyer të gjithë diplomatët e shërbimet inteligjente?
Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli, ka reaguar pas pretendimeve të Prokurorisë se Thaçi i kishte mashtruar diplomatët.
Tavakoli ka thënë se ky është pretendim i çuditshëm.
“A po thotë ZPS-ja që po bëhet fjalë për një dështim masiv të diplomatëve europianë dhe shërbime të inteligjencës europiane, të cilat nuk e kuptuan asnjëherë që ky ishte qëllimi i vërtetë. Si është e mundur që klienti ynë, që ishte vetëm 29 vjeç në atë kohë, t’i ketë gënjyer të gjithë ata?”, tha avokatja.

