Vrasjet e grave, Presidentja Osmani e shpall të mërkurën ditë zie

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që dita e nesërme, 17 prill të shpallet ditë zie në kujtim të grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore, përcjell ALBAZONE MEDIA.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona! Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.