BotaTop Lajme

I doli emri në dokumentet e dosjes Epstein, arrestohet ish-ministri dhe ish-ambasadori britanik në SHBA (VIDEO)

Shpërndaje

Peter Mandelson, ish-ministri britanik të cilit iu zbulua lidhje me Jeffrey Epstein pas publikimit të dokumenteve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë është arrestuar me dyshimin për shpërdorim detyre.“Oficerët kanë arrestuar 72-vjeçarin me dyshimin për shpërdorim detyre”, tha një zëdhënës i policisë.

“Ai u arrestua në Camden sot dhe është dërguar në një stacion policie në Londër për t’u marrë në pyetje. Kjo vjen pas urdhër-bastisjeve në dy adresa në zonat e Wiltshire dhe Camden”, shtoi zëdhënësi.

Ish-ministri i Mandelson më parë ka mohuar çdo shkelje.