MaqedoniTop Lajme

LSDM: Për drogën nuk ka kamera, për Grubin ka

Shpërndaje

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, në konferencën e sotme për media tha se kthimi i Grubit është i dakorduar mes BDI-së dhe VMRO-OKG-së dhe është një defokusim i qartë nga skandalet më të mëdha të pushtetit.

„Si nuk ka asnjë kamerë nga 65 mijë kamera për 5 tonë drogë, kurse ka kamera për Grubin?”, pyeti Kuzeska.

Ajo vuri në dukje se për më shumë se 20 ditë opinioni nuk ka përgjigje se si 5 tonë drogë e kanë kaluar kufirin.

„’Jastëkë të lehtë maqedonas’, në këtë mënyrë 5 tonë drogë janë transportuar përmes kufirit. Pra, janë të përfshirë edhe nga dogana, edhe nga policia, si dhe nga institucione të tjera nën kontrollin e strukturës qeverisëse dhe të Mickoskit”, tha Kuzeska.

Në vend të hetimit dhe përgjegjësisë, opinioni është dëshmitar i një spektakli mediatik.

„Qytetarët nuk do të marrin përgjigje për pyetjet, por do të marrin teatër, si ky i sotmi”, potencoi ajo.

Kuzeska theksoi se nuk ka përgjigje as nga prokuroria.

„Për më shumë se 80 ditë nuk ka reagim nga prokuroria”, tha ajo, duke kujtuar edhe skandalet e tenderëve të cilat, siç deklaroi, „çojnë deri te rrethi më i ngushtë rreth Mickoskit”.

Ajo vlerësoi se bëhet fjalë për një strategji të vetëdijshme për defokusim.

„Nuk kanë përgjigje për skandalet, menjëherë bëjnë defokusim. Nuk ka përgjigje për 5 tonë drogë, menjëherë 100 tonë marihuanë e sekuestruar nga Strumica. Nuk ka luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Bëhet fjalë vetëm për një fushatë të dakorduar për shkak të rënies së rejtingut të Mickoskit”, theksoi ajo.

Në fund, Kuzeska porosit se duhet të ketë përgjegjësi.

„Kjo nuk do të kalojë. Kushdo që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh zëdhënësja e LSDM-së.