RajoniTop Lajme

​LVV pritet të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Kështu merr vesh Telegrafi nga burime të saj.

Ndërkaq, seanca konstituive e legjislaturës së dhjetë do të mbahet sot prej orës 17:00.

Albulena Haxhiu, në legjislaturën e kaluar nuk ka siguruar votat e nevojshme për të marrë postin e kryeparlamentares.

Ndryse, pas konstituimit të Kuvendit, zyrtarë të lartë të LVV-së kanë theksuar se do të thërrasin edhe një seancë tjetër gjatë mbrëmjes për formimin e qeverisë.