MaqedoniTop Lajme

Në Gjykatën Kushtetuese janë proceduar katër raste për “Safe City”

Shpërndaje

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në deklaratën për mediat sot informoi se për sistemin “Qytet i sigurt” janë formuar katër lëndë. Ai theksoi se ky projekt ka treguar se mentaliteti ynë mund të ndryshojë shumë shpejt, gjegjësisht të përshtatet me rregulla.

“Janë formuar katër lëndë. Është e vërtetë se do të veprohet, pasi kjo është diçka e re në vendin tonë. Shpejt do të veprohet në këto lëndë. Nuk mund të jap paraprakisht analizën time. Tashmë e kam shprehur qëndrimin tim personal. A ka ky projekt një qëllim legjitim? Po. A është shoqërisht i arsyeshëm? Po. A janë masat që parashikohen proporcionale me qëllimin që synohet të arrihet? Qëndrimi im është – po. Madje e kam përdorur si shembull pyetjen e një kolegut tuaj në një konferencë ndërkombëtare për të treguar pse jam kaq i vendosur në zhvillimin e kulturës kushtetuese dhe nëse jam optimist. Po, jam optimist. Pikërisht ky projekt “Qyteti i sigurt” na tregoi të gjithëve se mentaliteti ynë mund të ndryshohet shumë shpejt, domethënë të përshtatet. Dhe për çfarë përshtatet? Për rregulla. Nuk jemi një rast i pashpesë. Nuk jemi. Në vendin tonë ka gatishmëri të vërtetë dhe reale nga të gjithë aktorët për respektimin e sundimit të ligjit. Po, kemi perspektivë të mirë dhe një të ardhme të mirë. Dhe jam optimist”, tha Kostadinovski.