Nën udhëheqjen e Arben Fetait, nis funksionimin Këshilli Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë
Sot u vu në funksion Këshilli Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë – mekanizmi më i lartë koordinues që forcon ndjekjen financiare të krimit dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Nën kryesimin e Zëvendëskryeministrit Arben Fetai, në mbledhje morën pjesë Kryeministri, Ministri i Punëve të Brendshme, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, të sektorit civil, si dhe anëtarët e Këshillit.
Raporti për vitin 2025 evidenton mbi 45 milionë denarë të ardhura direkte në buxhet dhe një rritje të ndjeshme të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Ky është një tregues i qartë se shteti fiton vetëm kur krimi humb atë që ka marrë.
Konfiskimi i pasurisë së paligjshme dhe kthimi i saj në interes publik dërgon një mesazh të fortë: krimi nuk shpërblehet.
Postimi nga FETAI:
Sot e vumë në funksion Këshillin Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, mekanizmin më të lartë koordinues për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe ndjekjen e saj financiare. Nën kryesimin tim, në mbledhje morën pjesë kryeministri, ministri i Punëve të Brendshme, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, të sektorit civil dhe anëtarët e Këshillit.
Raporti për 2025 evidenton mbi 45 milionë denarë të ardhura direkte në buxhet dhe rritje të ndjeshme të pasurive të sekuestruara e të konfiskuara. Shteti fiton vetëm kur krimi humb atë që ka marrë.
Prandaj, kur pasuria e paligjshme konfiskohet e kthehet në interes publik, bëhet e qartë se krimi nuk shpërblehet.

