RajoniTop Lajme

Haxhiu reagon për ekspoziten e Gashit: Kryesia e Kuvendit veproi sipas rregullores

Shpërndaje

Kryetarja e Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vendimin për mbështetjen financiare të ekspozites së Shkelezen Gashir, duke theksuar se vendimi ishte marrë në Kryesinë e Kuvendit në përputhje të plotë me rregulloren ekzistuese për subvencionim.

Sipas saj, përveç përfaqësuesve të Lista Serbe, të gjithë anëtarët e tjerë të Kryesisë kishin votuar në favor të këtij vendimi.

Haxhiu ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar, duke theksuar se si Kryetare e Kuvendit ndjen obligim institucional dhe moral për të adresuar rastin.

“Kryesia ka vepruar mbi bazën e informacionit të paraqitur në atë kohë dhe nuk ka pasur indikacione për ndonjë pasaktësi. Duhet theksuar gjithashtu se verifikimi i detajuar i të dhënave nuk bie në kompetencat e drejtpërdrejta të Kryesisë”, thuhet në reagim.

Ajo ka shtuar se mbështetja për ekspozitën është dhënë me qëllim të mirë, por rasti në fjalë përbën një moment të rëndësishëm për reflektim institucional.

Reagimi i plotë:

Vendimi për mbështetjen financiare të ekspozitës është marrë në Kryesinë e Kuvendit, në përputhje të plotë me Rregulloren për subvencionim. Përveç përfaqësuesve të Listës Serbe, të gjithë anëtarët e tjerë kanë votuar në favor të këtij vendimi. Si Kryetare e Kuvendit, ndjej obligim institucional dhe moral të shpreh keqardhjen time për situatën e krijuar. Kryesia ka vepruar mbi bazën e informacionit të paraqitur në atë kohë dhe nuk ka pasur indikacione për pasaktësi. Njëkohësisht, duhet theksuar se verifikimi i të dhënave nuk bie në kompetencat e drejtpërdrejta të Kryesisë. Mbështetja për këtë ekspozitë është dhënë me qëllim të mirë. Megjithatë, ky rast përbën një moment të rëndësishëm reflektimi institucional. Në këtë drejtim, do të ndërmarrim hapa konkretë për të forcuar mekanizmat e vlerësimit, përmes themelimit të komisioneve të posaçme profesionale dhe ndryshimit të Rregullores ekzistuese, me qëllim fuqizimin e kritereve dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në vendimmarrje.