Lajmërohet vegla e Vuçiqit i cili u shkarkua nga IPK: Faleminderit Serbisë dhe Vuçiqit, nuk dua të jem më pjesëtar i Policisë së Kosovës

Shpërndaje

Drejtori rajonal i Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq, i cili u suspendua nga inspektorati policor në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar sot i ashtu-quajtuar drejtori i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviq.
Nenad Gjuriq iu drejtua serbëve dhe tha se është forcuar dhe se origjina e tij dhe brezat e ardhshëm nuk e lejojnë të jetë dikush tjetër dhe të jetë diçka që nuk është dhe të bëjë diçka kundër vetes.

Dua të falënderoj vendin tim, Serbinë, dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për të gjitha fjalët dhe veprimet ndaj meje personalisht, të cilat ngjallin edhe më shumë krenari për ekzistencën tonë. Nuk dua të jem pjesë e gënjeshtrës, por e së vërtetës, nga sot nuk dua të jem pjesëtar i Policisë së Kosovës.