Sport

Komentatori kosovar bëhet viral në mediat botërore pas festës së çmendur pas golave të ‘Dardanëve’

Shpërndaje

Komentatori Engjëll Bërbatovci është bërë viral në thuajse të gjitha mediat botërore pas reagimeve të tij të ‘çmendura’ pas golave në ndeshjen e kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë.

Kombëtarja e Kosovës mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 4-3 duke siguruar finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Në këtë finale të ‘play-off’-it, “Dardanët” do të luajnë ndaj Turqisë në stadiumin Fadil Vokrri, të martën, më 31 mars, nga ora 20:45.

Megjithatë, fitorja e Kosovës ishte për infarkt pasi gjatë pjesës së parë dy herë ishin në disavanazh dhe 45 minutat e parë u mbyllen me rezultat 2-1 në favor të vendasve.

Se barazimi i rezultatit në të dy rastet dhe dy golat tjerë të epërsisë ishin plot emocion këtë e tregon edhe reagimi i komentarit kosovar të Art Sport, Engjëll Bërbatovci.

Edhe pse në komentim ishte në ndeshjen mes Danimarkës dhe Maqedonisë së Veriut, Bërbatovci kishte lënë një ekran ku shikonte edhe rezultatin apo ndeshjen e Kosovës, duke bërë që reagimet e tij të ishin thjeshtë të çmendura.

“Zemra gati më doli nga vendi gjatë komentimit të ndeshjes Danimarka – Maqedonia e Veriut… duke e përcjellë Kosovën. Me falet nëse është dëgjuar adrenalina në mikrofon”, ka shkruar Bërbatovci në postimin përkrah videos.

Video e postuar nga Bërbatovci është bërë shpejt virale në mediat botërore, duke u postuar në masë të madhe dhe duke u komentuar për reagimet e tij. /Telegrafi/