Policia norvegjeze: Ambasada e SHBA-së në Oslo u godit nga një shpërthim
Ambasada e SHBA-së në Oslo është goditur nga një shpërthim në orët e para të mëngjesit, njofton policia norvegjezë.
“Resurse të mëdha” u dërguan në zonën e kryeqytetit norvegjez rreth orës 01:00 sipas kohës lokale të dielën (00:00 GMT), tha policia.
“Policia është në dialog me ambasadën dhe nuk raportohet për të lënduar,” thuhet në një deklaratë.
Shtohet se aktualisht nuk ka “informacione të sakta se çfarë ndodhi ose kush mund të jetë i përfshirë”.
Ambasada ka pësuar dëme të vogla. Punonjësit amerikanë të misionit diplomatik nuk kanë komentuar.
Michael Dellemyr, i cili po udhëheq përgjigjen e policisë, i tha transmetuesit publik norvegjez NRK se shpërthimi ndodhi në hyrjen publike të ndërtesës.
Ai tha se oficerët e policisë kanë kryer kontrolle në zonën përreth ambasadës në lagjen Morgedalsvegen të Osos, rreth 7 km (4 milje) jashtë qendrës së qytetit.
Ai shtoi se policia ka bërë edhe një thirrje për informacione nga çdo person që mund të ketë parë ose dëgjuar ndonjë gjë rreth incidentit.
Fotot e postuara më vonë në rrjetet sociale treguan xhama të thyer në borë jashtë hyrjes së seksionit konsullor të ndërtesës, çarje në një derë xhami si dhe shenja të errëta mbi një dysheme të pllaka.
Autoritetet norvegjeze e përshkruan incidentin si “të papranueshëm”, me ministrin e Jashtëm Espen Barth Eide që theksoi se “siguria e misioneve diplomatike është shumë e rëndësishme për ne”.
Ai shtoi se ka kontaktuar me chargé d’affaires të ambasadës amerikane, Eric Meyer, lidhur me incidentin e së dielës, raporton BBC.

