Presidentja Osmani sot ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi
Sot Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, njofton albazone media.
Postimi nga Presidentja Osmani:
Sot prita në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi. Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është e natyrshme, strategjike dhe e pathyeshme. 🇽🇰 🇦🇱
Uniteti ynë është forcë, koordinimi ynë është garanci, ndërsa vizioni ynë është paqja, stabiliteti dhe e ardhmja e përbashkët euroatlantike.
Në kohë sfidash globale, qëndrimi ynë i përbashkët është forca dhe siguria jonë.

