Edi Rama uron kryetarin e ri të Prishtinës: Shumë kurioz për impaktin që do të ketë një kryebashiak arkitekt

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar të gjithë kryetarët e rinj të komunave të Kosovës pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

Në kryeqytetin e Kosovës fitoi kandidati i LDK-së, Përparim Rama, për të cilin Edi Rama tha se është kurioz të di se si do të performojë.

“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, shkroi ai në Twitter.