Reagojnë ndaj ekspozitës në Prishtinë, veteranët kërkojnë llogaridhënie
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj një ekspozite të vendosur në qendër të Prishtinës, duke e cilësuar atë si shtrembërim të së vërtetës historike dhe fyerje ndaj luftës çlirimtare.
Përmes një reagimi publik, kjo organizatë ka kundërshtuar fuqishëm përmbajtjen e instalacionit . Nën maskën e kujtesës, ky instalacion shtrembëron të vërtetën e Luftës Çlirimtare duke fyer gjakun e derdhur për liri”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, një qasje e tillë, e vendosur pikërisht në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, përbën një akt të papranueshëm dhe moralisht të dënueshëm.
“Ky instalacion shtrembëron të vërtetën e Luftës Çlirimtare dhe fyen gjakun e derdhur për liri. Paraqitja e viktimave civile si ‘persona të armatosur’ është një akt i poshtër moral,” thuhet në reagim.

