MaqedoniTop Lajme

Rikonstruimi i Qeverisë në maj-qershor, Mickoski: Nuk e kemi ndërmend për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Shpërndaje

Kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski në një dalje për media theksoi se nuk pret që të ketë zgjedhje të parakohshme paralmentare, por siç shtoi zgjedhjet të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2028, transmeton TV21. Mickoski, potencoi se Maqedonia e Veriut duhet të fokusohet te reformat.

“Thashë që këtë vit nuk kemi ndërmend të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, se qëllimi ynë janë zgjedhjet e rregullta parlamentare në vitin 2028, e kemi thënë shumë herë, megjithëse është politikisht e volitshme të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare pavarësisht rezultateve të tilla pas fitores bindëse në zgjedhjet lokale, por nuk mendoj se ky është qëllimi tani. Mendoj se duhet të përqendrohemi te reformat”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Mes tjerash kryeminsitri Mickoski foli edhe për rikonstruimin e Qeverisë, i cili tha se në fund të majit ose fillim të qershorit do të bëhet rikonstruimi i Qeverisë.

“Ne kemi thënë në maj-qershor, kaq do të jetë deri atëherë. Dhe ne si parti politike kemi konsolidim të brendshëm, dhe koalicioni VLEN, i cili sipas informacionit të fundit duhet të formohet në një parti politike, ka konsolidim të brendshëm, kështu që mendoj se konsolidimi i brendshëm do të përfundojë në prill, dhe në maj-qershor do fillojnë bisedimet për rikonstriumin e Qeverisë”, u shpreh kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski./TV21