Kasami ua uron besimtarëve myslimanë muajin e bekuar të Ramazanit

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ua uron besimtarëve myslimanë muajin e bekuar të Ramazanit.

Kasami nëpërmjet profilit të tij në Facebook shkruan:

Të dashur besimtarë dhe ju të gjithë bashkëqytetarë, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Lëvizjes BESA, të gjithë qytetarëve t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky muaj le të shërbej për lutje, për solidaritet në mes njëri tjetrit, për paqe, humanitet, dashuri, për predikime, lexim pasi vetë fjala e parë e Kuranit thotë lexo, mëso, studio. Agjërimi është një adhurim, një ibadet që do të na ndryshojë jetën, do të na vetëdijësojë, do të na pastrojë shpritin dhe do të na largojë nga vetitë e këqija. Ramazani është muaji i lutjeve, i faljes, i vëllazërimit dhe muaji ku nuk ka vend për urrejtje, për inate, dhe për vepra të këqija. Të gjithëve Ju dëshiroj agjërim të lehtë dhe të pranuar nga Zoti, qoftë ky muaji i paqes, dritës, bekimit dhe dashurisë në mes njerëzve.