MaqedoniTop Lajme

Ja kur do të ketë pagesë të re nga “TVSH-ja Ime”

Shpërndaje

Qytetarët që skanojnë rregullisht kuponët fiskalë përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime”, gjatë këtij muaji mund të presin pagesën e re të kthimit të mjeteve në llogaritë e tyre transaksionale.

Bëhet fjalë për kthimin e një pjese të tatimit për kuponët fiskalë të skanuar gjatë tremujorit të kaluar, ndërsa mjetet paguhen drejtpërdrejt nga Drejtoria e të Hyrave Publike. Shuma e kthimit varet nga vlera totale e kuponëve të skanuar dhe TVSH-ja e llogaritur.

Nga DHP apelojnë që qytetarët të kontrollojnë rregullisht të dhënat në aplikacion, veçanërisht saktësinë e llogarisë transaksionale, në mënyrë që të shmangen problemet gjatë pagesës së mjeteve.

Projekti “TVSH-ja Ime” prej disa vitesh është një nga masat më të përdorura përmes së cilës qytetarët përfitojnë kthim të një pjese të tatimit të paguar, ndërsa njëkohësisht ndikon edhe në uljen e ekonomisë joformale duke nxitur lëshimin e kuponëve fiskalë.

Qytetarët që ende nuk e përdorin aplikacionin, mund ta shkarkojnë falas dhe të fillojnë me skanimin e kuponëve fiskalë, duke krijuar kështu mundësinë për të përfituar kthim të një pjese të TVSH-së së paguar.