MaqedoniTop Lajme

Shteti ka rezerva të derivateve të naftës për 2 muaj

Shpërndaje

Maqedonia e Veriut ka rezerva të derivateve të naftës për 60 ditë, e të cilat ndodhen në depotë e katër kompanive si dhe në rezervuarët shtëtëror, thonë nga agjencia për rezervat e detyrueshme të naftës.

Sipas këtij agjencioni, rezervat Eurodizel janë 138,9 milion litra; Eurosuper95 32,1 milion litra; vaj ekstra i lehtë për amvisëri EL1 10,8 milion litra dhe Mazut M1 5,3 milion litra.

Sipas Nexhmedin Sadiki nga ky agjension, janë bërë kontrollet e nevojshme në këto depo dhe deri më tash nuk është hasur ndonjë parregullësi.

“Bashkë me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe me institucionin tonë shkojmë në depot e tyre, i kontrollojmë dhe deri tani gjithçka është në rregull,” ka deklaruar ai.
Sipas tij, sasitë në fjalë “janë të gatshme” që të përdoren në tregun vendor në rast nevoje, përkatësisht nëse kjo do të bëhej nga ana e qeverisë.

Që nga nesër çmimet e karburanteve të shitjes me pakicë do të rriten me një përqindje mesatare prej 8,98 %, krahasur me ato të para një jave, ka njoftuar sot komisioni shtetëror rregulator për energjetikë, si pasojë e rritjes së çmimeve me shumicë në tregun botëror e të shkaktuar nga luftimet të cilat ende po vazhdojnë në Lindjen e Mesme.