MaqedoniTop Lajme

Drejtoria e Doganës sekuestron orë të shtrenjta “Apple”, dyshohet zëvendësim me kopje, origjinalet në shitje

Shpërndaje

Një skemë kontrabande me orë “Apple” u zbulua në Shkup, ku dyshohet se një dyqan celularësh zëvendësonte produktet e sekuestruara me kopje të lira dhe shitur origjinalet. Rasti u zbulua në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë një kogrolli të një dërgese nga Dubai.

Gjatë kontrollit, inspektorët kanë zbuluar 20 orë inteligjente që nuk ishin të deklaruara në dokumentacionin doganor.

Nga Dogana njoftuan se, orët janë sekuestruar dhe vendosur në kasafortë sigurie, por po atë ditë persona me qasje i zëvendësuan me kopje të lira, ndërsa origjinalet iu dorëzuan importuesit.

“Me urdhër të prokurorit publik, u krye kontroll në dyqanin celular, ku u gjetën orët origjinale me vlerë rreth 570 mijë denarë. Kundër gjashtë personave fizikë dhe dy juridikë është ngritur kallëzim penal për kontrabandë, fshehje mallrash dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, njoftuan nga Drejtoria e Doganave.

Sipas të dhënave, gjatë vitit 2025 janë realizuar mbi 8 mijë kontrolle doganore, ku janë evidentuar 271 raste sekuestrimi.