RajoniTop Lajme

Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga presidentja Osmani emërimin e anëtarit të tretë nga kjo parti në KQZ

Shpërndaje

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, i është drejtuar me letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me kërkesën për emërimin e anëtarit të tretë të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Vullneti politik i qytetarëve i shprehur me votë popullore në zgjedhjet e 28 dhjetorit është i qartë. E meqë parimi themelor është se përfaqësimi i subjekteve politike në KQZ lidhet me përfaqësimin parlamentar të dalë nga zgjedhjet, kërkojmë që të respektohet ky parim, rrjedhimisht vullneti i qytetarëve”- ka thënë Rama.

Në letrën drejtuar presidentes Osmani ndër të tjera thuhet se LVV-së i takojnë tre përfaqësues në KQZ si subjekt dominues parlamentar.