RajoniTop Lajme

Miratohet në Qeveri Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Shpërndaje

Synimi ynë për të investuar në shërbime shëndetësore dhe për të garantuar sigurim publik shëndetësor me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës do të konkretizohet me miratimin e Projektligjit për Sigurim Shëndetësor. Përmes tij, synojmë që njerëzit në nevojë të kenë mbrojtje më të mirë sociale duke ndikuar në uljen e varfërisë e pabarazive.

Ky projektligj vjen pas një periudhe të gjatë diskutimesh. Janë analizuar me kujdes sfidat dhe mangësitë që ka sistemi ynë shëndetësor, janë studiuar edhe praktikat ndërkombëtare për të krijuar një ligj që i përgjigjet nevojave të qytetarëve tanë e që është i zbatueshëm për realitetin tonë ekonomik, por edhe social.