BotaTop Lajme

Shefi i OKB-së paralajmëron se bota është “në prag të një lufte më të gjerë” që mund të përfshijë Lindjen e Mesme

Shpërndaje

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se bota ndodhet “në prag të një lufte më të gjerë” që mund të përfshijë Lindjen e Mesme me pasoja të rënda në mbarë globin, transmeton Anadolu.

“Jemi në prag të një lufte më të gjerë që do të përfshijë Lindjen e Mesme me ndikime dramatike në të gjithë botën”, u tha Guterres gazetarëve në selinë e OKB-së në New York.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejtë palëve kryesore, Guterres u bëri thirrje SHBA-së dhe Izraelit të ndalojnë armiqësitë.

“Është koha e duhur për t’i dhënë fund luftës që po shkakton vuajtje të mëdha njerëzore dhe tashmë po sjell pasoja shkatërruese ekonomike”, tha ai.

Shefi i OKB-së gjithashtu i bëri thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve fqinje, duke theksuar se “konfliktet nuk përfundojnë vetë”, por vetëm “kur udhëheqësit zgjedhin dialogun në vend të shkatërrimit”.

Guterres theksoi rreziqet globale ekonomike, duke paralajmëruar se ndërprerja aktuale në Ngushticën e Hormuzit po pengon qarkullimin e mallrave jetike.

“Kur Ngushtica e Hormuzit mbytet, të varfrit dhe më të cenueshmit në botë nuk mund të marrin frymë”, tha ai.