Një votues në Serbi e shkruan emrin e Albin Kurtit në fletëvotimin për president (Foto)

Shpërndaje

Një votues në Serbi, e ka prishur fletëvotimin për President, ndërsa lart në të e ka shkruar emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një fletëvotim, në të cilin është supozuar të votohet një nga kandidatët për President/e të Serbisë, është shkruar emri i kryeministrit Kurti.

Pjesa tjetër e fletës së votimit duket e shkarravitur.

Portali “Jepi zë” shkruan se kjo fletë e votimit i është dërguar nga një votues i deklaruar i Luginës së Preshevës.

Në Serbi, sot votohet për zgjedhjet e rregullta presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në 14 qytete, përfshirë edhe Beogradin.