Kallëzim penal ndaj një strugani për fyerje ndaj Mickoskit gjatë manifestimit të Ilindenit
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka ngritur kallëzim penal ndaj një 52-vjeçari nga Struga për veprën penale “dhunë”, pasi të dielën, para manifestimit për Ilindenin në fshatin Tashmarunishtë të Strugës, ka fyer persona publikë, ndër të cilët edhe kryeministrin Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.
“DPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër S.G. (52) nga Struga, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “dhunë” nga neni 386, paragrafi 5 i Kodit Penal. Ai, më 02.08.2026, në orën 14:15, në fshatin Tashmarunishtë të Strugës, u privua nga liria pas një denoncimi paraprak se kishte drejtuar fyerje verbale ndaj personave publikë të pranishëm në manifestimin për shënimin e 2 Gushtit”, njoftuan nga SPB Ohër.
Kallëzimi është për veprën penale të dhunës nga urrejtja, për të cilën parashihet dënim me burg nga një deri në pesë vjet.

