MaqedoniTop Lajme

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup nis zyrtarisht aplikimet për vitin akademik 2026/2027

Shpërndaje

Shkup, 24.08.2026 – Sot, në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, filloi zyrtarisht procesi i regjistrimit të studentëve për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, për vitin akademik 2026/2027.
🏛️ Me këtë rast, rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i shoqëruar nga prorektorët, Prof. Dr. Fati Iseni dhe Prof. Dr. Sani Demiri, si dhe kryetarja e Komisionit të Regjistrimit në nivel universitar, Prof. Inor. Dr. Arta Xhelili, vizituan hapësirat ku po realizohet aplikimi. Ata i uruan studentëve të rinj mbarësi dhe suksese të shumta në rrugëtimin e tyre të ri akademik.
Për këtë vit akademik, Universiteti “Nënë Tereza” ofron gjithsej 1,957 vende të lira për studentët e ardhshëm të ciklit të parë (Bachelor) dhe të dytë (Master), të shpërndara në 8 njësitë e tij akademike:
🏗️ Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
💻 Fakulteti i Shkencave Informatike
⚙️ Fakulteti i Shkencave Teknike
🔬 Fakulteti i Shkencave Teknologjike
👥 Fakulteti i Shkencave Sociale
📚 Fakulteti i Shkencave Humane
⚖️ Fakulteti Juridik
📈 Fakulteti Ekonomik
📝 Udhëzim për aplikuesit: I gjithë procesi i aplikimit nis me regjistrimin online në portalin zyrtar: 🔗 portal.unt.edu.mk/apply
📂 Pas përfundimit të aplikimit elektronik, kandidatët duhet të dorëzojnë fizikisht dokumentacionin përkatës (vërtetimin e aplikimit online së bashku me dokumentet origjinale) pranë komisioneve të fakulteteve ku kanë aplikuar.
📌Vegëzat zyrtare të konkursit:
👉 Cikli I (Bachelor): https://shorturl.at/x8yDp 🇦🇱🇲🇰
👉 Cikli II (Master): https://shorturl.at/ucSpF 🇦🇱🇲🇰

🎥 Pamje nga dita e parë e regjistrimeve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup!
Atmosfera, gatishmëria e komisioneve dhe hapat e parë të studentëve tanë të rinj. Dyert tona janë të hapura për të gjithë ju që doni të ndërtoni një të ardhme të suksesshme akademike.
👇 Mos harro:
1️⃣ Apliko online në 🔗 portal.unt.edu.mk/apply
2️⃣ Dorëzo dokumentet origjinale pranë fakultetit përkatës.

VIJOJNË REGJISTRIMET NË UNT, STAFI UNIVERSITAR NË SHËRBIM TË STUDENTËVE POTENCIAL
Shkup, 25.08.2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup po vijon me procesin e regjistrimit të studentëve të rinj. Ashtu si edhe në vitet e kaluara, edhe këtë vit vërehet një interesim i lartë i maturantëve për t’u bërë pjesë e tetë fakulteteve të universitetit të vetëm publik në gjuhën amtare në kryeqytet.
Stafi akademik dhe administrativ i UNT-së është plotësisht në dispozicion dhe në shërbim të të gjithë kandidatëve për t’u ofruar udhëzimet dhe mbështetjen e nevojshme gjatë procesit të aplikimit.
VËMENDJE E VEÇANTË PËR KANDIDATËT:
Të gjithë studentët që kanë kryer aplikimin ONLINE, e kanë obligative dorëzimin e dokumentacionit përkatës në formë fizike pranë shërbimeve të universitetit, brenda afateve të përcaktuara në Konkurs.
💻 Apliko Online: Regjistrohu sot në portal.unt.edu.mk/apply
👉 Dorëzo dokumentacionet pranë fakultetit përkatës deri më 26 gusht 2026 afati i parë.
📄 Vegëzat zyrtare të konkursit:
👉Cikli I (Bachelor): https://shorturl.at/x8yDp 🇦🇱 🇲🇰
👉Cikli II (Master): https://shorturl.at/ucSpF 🇦🇱 🇲🇰