RajoniTop Lajme

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Berisha: Ditë jo e mirë për kombin

Shpërndaje

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Berisha e ka cilësuar këtë ditë si “jo të mirë për kombin”, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vite burgim: Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi me nga 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite.