Nëntë shoferë të privuar nga liria, alkool, pa leje vozitjeje dhe shkelje të ndalesave
Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë në territorin e gjithë vendit për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve katër kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit në Kumanovë, Shkup dhe Dellçevë, ku një motoçiklist është kapur me 2,37 promilë alkool në gjak, katër kanë drejtuar automjete pa leje të vozitjes, mes tyre edhe një i mitur nga Gostivari, ndërsa një shofer nga Vinica ka drejtuar pavarësisht ndalesës aktive për drejtimin e automjetit.
Njoftimi i plotë nga MPB-ja:
Nëntë persona janë privuar nga liria për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit” gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e të gjithë vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë për shkak të “drejtimit të pakujdesshëm të automjetit”.
Katër prej shoferëve kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, konkretisht në Kumanovë, në Shkup dhe në Dellçevë. Te njëri prej tyre, i cili drejtonte motoçikletë, është matur niveli prej 2,37 promilëve alkool në gjak.
Katër shoferë kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, nga Gostivari, Tetova, Kumanova dhe Shkupi. Në mesin e tyre është edhe një i mitur nga Gostivari, ndërsa shoferi nga Tetova drejtonte një moped pa e dhënë provimin e vozitjes.
Një shofer nga Vinica ka drejtuar automjet pavarësisht se kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit motorik.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e intensifikuara në komunikacion, me qëllim sanksionimin në kohë të drejtuesve të automjeteve të cilët, me sjelljen e tyre, rrezikojnë sigurinë në komunikacion. Respektimi i rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit, si dhe sjellja e përgjegjshme e çdo pjesëmarrësi në të, janë thelbësore për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për rritjen e sigurisë së të gjithëve.

