RajoniTop Lajme

Kurti me video-mesazh për shqiptarët e Luginës: Votoni numrin 17, “Koalicionin Shqiptar”

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është drejtuar me një video-mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke i ftuar të dalin në zgjedhje dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”, me numër 17. Kurti ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votime, duke bërë thirrje për solidaritet dhe bashkim në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, transmeton albazone media.

Video mesazhi nga KURTI:
Të dashur qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës,
Më 29 shtator, prita në zyrën time drejtuesit e subjekteve politike shqiptare. Takimi përfundoi me marrëveshjen e tyre për të garuar së bashku në listën “Koalicioni Shqiptar”.
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje, me mundësi të barabarta.
Diskriminimi, përjashtimi dhe shtypja kërkojnë një përgjigje të vendosur demokratike. Me solidaritet. Me këmbëngulje. Me pjesëmarrje.
Nesër, është dita kur duhet të shprehni vullnetin tuaj. Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin, me kundërvënie si përgjigje. Të gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni nesër në vendlindje për të votuar.
Sikurse, u bëj thirrje bashkëkombësve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të përfshihen aktivisht e të dalin secili e secila për të votuar dhe të mbështesin numrin 17, “Koalicionin Shqiptar”.
Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen.