LAJMI I FUNDIT/ Kurti propozon dy emra për president: Glauk Konjufca ose Feride Rushiti
Kryeministri Albin Kurti i ka propozuar PDK-së dy emra për presidentë.
Sipas tij, Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti janë emrat që LVV-ja do të propozojë për president.
“Unë besoj që në rast të përgjigjes së tyre pozitive, profesor Bekimi do të rikthehej. Përveç tij, natyrisht i kemi edhe dy emra, të cilët në këtë vit i kemi prezantuar si kandidatë për presidentë: Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, dhe të cilët, po ashtu, janë aktualë, nëse ka interesim nga opozita” tha ai.
Sipas Kurtit, nëse sipas PDK-së, votimi në lexim të dytë i projektligjit për Dhomat e Specializuara, nuk përbën shkelje kushtetuese, atëherë mund ta votojnë edhe atë sot.

