Rama: Së shpejti hapim kopshtin zoologjik, destinacion për fëmijët i munguar prej shumë vitesh

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kopshti zoologjik në Tiranë, duke njoftuar se do të hapet së shpejti për vizitorët.

Rama shprehet se ky destinacion do i japë kryeqytetit një atraksion të munguar me një cilësi shumë herë më të mirë se përpara.

“Për pak do hapë dyer edhe ky kopsht i ri zoologjik falë një projekt të bukur të Bashkisë së Tiranës. Bashkëpunim intensiv me lalin dhe stafin e bashkisë.

Për t’u dhënë fëmijëve të kryeqytetit një atraksion të munguar në shumë e shumë vite por me një cilësi shumë herë më të mirë se dikur kur ne ishim të vegjël”, shkruan Rama. m.v/Abcnews.al