Prezentimi i UNT-së në forumin e karrierës “CAREER FORUM”
Tetovë / Shkup, 21.10.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mori pjesë si panelist në edicionin e sivjetshëm nëForumin e Karrierës (Career Forum), i cili u mbajt sot në ambientet e Hotel “Mercure” në Tetovë.
Nën temën kryesore “Ura midis arsimit dhe punësimit”, i cili panel i mblodhi përfaqësues të lartë institucional, udhëheqës të arsimit të lartë dhe ekspert, për të diskutuar mbi përgatitjen e studentëve për tregun e punës dhe harmonizimin e programeve studimore me nevojat reale të sektorit ekonomik.
Pjesë e këtij paneli diskutimi, përveç rektorit të UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, ishin edhe ministri i Ekonomisë dhe Punës, z. Besar Durmishi, drejtoresha e iNOVA, znj. Daniela Dimovska, si dhe rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.
Gjatë fjalës së tij, rektori Fetaji vuri theksin mbi rëndësinë e bashkëpunimit intensiv ndërmjet universiteteve, institucioneve shtetërore dhe sektorit privat, në mënyrë të veçantë me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), me qëllim krijimin e mundësive reale të punësimit dhe zhvillimin e shkathtësive praktike të studentëve.
Në këtë kuadër, rektori Prof. Dr. Bekim Fetaji para të pranishmëve prezantoi nismat digjitale dhe mekanizmat kryesorë të universitetit për mbështetjen e karrierës së studentëve, edhe atë për punët praktike dhe bashkëpunimi me OEMVP-në, portali softuerik me kompanitë partnere në të cilën është platfora digjitale që integron të gjitha kompanitë që ofrojnë vende të lira pune dhe praktika profesionale, rrjeti i Alumnit me të cilët fuqizohet lidhja me ish-studentët e UNT-së për shkëmbim përvoje dhe mentorim po dhe portali softuerik për orientimin e karrierës për studentët aktual dhe ata të shkollave të mesme se ku mund ta gjejnë veten, për zhvillimin e karrierës së tyre profesionale dhe akademike.
Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës (Kingdom of the Netherlands), ILPP dhe “Up & Up”.

