MaqedoniTop Lajme

Privohet nga liria një shtetas serb në PKK Tabanoc, drejtonte automjet me shpejtësi prej 166 km/h në vend ku shpejtësia është e kufizuar në 80 km/h

Shpërndaje

Më 23.10.2026, në orën 16:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria M.P. (39), nga Serbia. Gjatë verifikimit të një automjeti pasagjerësh „Baik“, me targa serbe, të cilin e drejtonte, ishte konstatuar se përmes sistemit „Qyteti i Sigurt“ ishte evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“.

Me fjalë të tjera, më 15.07.2026, në autostradën Gjevgjeli–Demir Kapi, M.P. e kishte drejtuar automjetin me shpejtësi prej 166 kilometrash në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

Ai u shoqërua dhe u mbajt në Stacionin Policor të Negotinës, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës.