MaqedoniTop Lajme

Mickoski nga Dyseldorfi: Investime të reja dhe mbi 1.000 vende të reja pune për Maqedoninë!

Shpërndaje

Kryeministri Hristijan Mickoski e ka vlerësuar si jashtëzakonisht të suksesshme vizitën e tij zyrtare në Dyseldorf të Gjermanisë, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues politikë dhe me disa kompani të interesuara për të investuar në Maqedoni.

Gjatë vizitës janë zhvilluar takime edhe me disa kompani, ndër to edhe me kompaninë gjermane „Gereshajmer“, e cila deri më tani ka realizuar dy investime në Maqedoni, në vlerë të përgjithshme prej rreth 120 milionë eurosh.

Siç bën të ditur kryeministri i vendit, kompania planifikon një investim të ri në Maqedoninë e Veriut.

“Gereshajmer“ me investim të ri në Maqedoni!

120 milionë euro investime deri më tani, kapacitete të reja prodhuese dhe mbi 1.000 vende të reja pune.

Si Qeveri, angazhohemi për një ekonomi më të fuqishme, tërheqjen e investimeve të huaja, zhvillimin e prodhimit vendor dhe hapjen e vendeve të punës me paga të mira, për një të ardhme më të mirë të qytetarëve”, ka shkruar kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski.

Pstimi nga Mickoski:

Mirëmbrëma sërish nga Dyseldorfi!

Sot patëm një ditë jashtëzakonisht të suksesshme. Ditën e nisëm me një takim bilateral me Kryeministrin e landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, i cili është njëkohësisht edhe landi më i pasur në Republikën Federale të Gjermanisë.

Zhvilluam një takim vërtet shumë të dobishëm dhe produktiv, gjatë të cilit theksuam marrëdhëniet tona të mira bilaterale. Vlen të theksohet se Maqedonia është i vetmi shtet nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që ka nënshkruar një marrëveshje të këtij lloji për bashkëpunim bilateral dhe ekonomik.

Për të kuptuar më mirë potencialin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, duhet theksuar se ky land është afërsisht dhjetë herë më i madh se Maqedonia, me rreth 18 milionë banorë, dhe përfaqëson një gjigant të vërtetë ekonomik. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) nominal në vitin 2025 tejkalon 900 miliardë euro, ndërsa i Maqedonisë është rreth 18 miliardë euro. Pra, bëhet fjalë për një ekonomi rreth 50 herë më të madhe.

Edhe dallimi në PBB për kokë banori është i konsiderueshëm. Nëse në Maqedoni ai është rreth 10.000 euro, në Renaninë Veriore-Vestfali arrin afërsisht 50.000 euro, pra pesë herë më shumë.

Mundësitë për bashkëpunim janë të mëdha. Natyrisht, pas përfundimit të zgjedhjeve në këtë land, të cilat pritet të mbahen në prill të vitit të ardhshëm, e ftova Kryeministrin që ta vizitojë Maqedoninë, me qëllim që të diskutojmë për një bashkëpunim edhe më konkret dhe më të thellë ndërmjet vendit tonë dhe Renanisë Veriore-Vestfalisë.

Gjatë ditës zhvilluam gjithashtu takime me një numër të madh kompanish që tashmë janë të pranishme ose kanë shprehur interesim për të investuar në vendin tonë.

Ndër to do të veçoja takimin me kompaninë Gerresheimer, e cila tashmë ka realizuar dy investime në Maqedoni. Vlera e përgjithshme e investimeve arrin rreth 120 milionë euro, ndërsa numri i përgjithshëm i të punësuarve është rreth 300.

Ajo që është edhe më e rëndësishme është se kompania ka ambicie për të realizuar një investim të ri shtesë në një sipërfaqe prej 100.000 metrash katrorë, ku numri i të punësuarve do të rritet deri në 500, ndërsa qarkullimi i biznesit të saj në vendin tonë praktikisht do të trefishohet. Kjo do të ketë ndikim pozitiv dhe do të kontribuojë në rritjen e PBB-së së Maqedonisë.

Gjithashtu, dua të paralajmëroj se, nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve, në muajin dhjetor do të kemi edhe tri kapacitete të reja prodhuese, të cilat, kur të arrijnë kapacitetin e plotë të funksionimit, do të punësojnë më shumë se 1.000 persona. Por, ajo që është më e rëndësishme, bëhet fjalë për vende pune me paga të mira.

Ne vazhdojmë të angazhohemi për Maqedoninë këtu në Gjermani.

Shihemi së shpejti në Shkup!

Lajmi KËTU