Rajoni

Alarm për bombë në fluturimin Beograd-Moskë, kthehet mbrapshtë aeroplani

Shpërndaje

Alarm për bombë në fluturimin Beograd-Moskë, kthehet mbrapshtë aeroplani

Avioni i “Air Serbia”, i cili operon në linjën nga Beogradi për në Moskë, është kthyer në aeroportin “Nikola Tesla”, pas një raportimi tjetër se në aeroplan ishte vendosur bombë,

Siç raporton Tanjug, lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Fluturimi u pezullua dhe të gjithë pasagjerët që ndodheshin në aeroplan u evakuuan.

Edhe para disa ditësh, një aeroplan që kishte destinacion Moskën ishte kthyer prapa për të njëjtën arsye.