ASH: Pagat në administratë të rriten në mënyrë lineare me rritjen e pagës minimale dhe jo me shuma ofenduese
ASH-ja kërkon që pagat në administratë të rriten në mënyrë lineare me rritjen e pagës minimale dhe jo me shuma ofenduese, përcjell albazone media.
Duke ndjekur zhvillimet e fundit lidhur me rritjen e çmimeve për produktet ushqimore, të karburanteve dhe ato të shportës konsumatore, ASH po ndjek me një vëmendje të veçantë edhe procedurat që po i paraprijnë modaliteteve dhe procedurave për përllogaritjen e pagave për punonjësit në administratën shtetërore .
Pasi tani më është votuar ligji për pagën neto minimale në vend në vlerë prej 18.000,00 denarë,
(nga 15.200,00 denarë që ishte para rritjes) atëherë për të ruajtur të njëjtin nivel indeksimi paga e nëpunësve administrativ duhet të rritet në nivel prej 18 % – 19 %.
KONKRETISHT – Rasti i parë
Nëse një bashkepuntor administrativ i nivelit të parë me arsim superior dhe përvojë pune 20 vite ka pagën neto në vlerë prej 29.051,00 denarë dhe nëse e marrim si bazë pagën minimale neto para rritjes në vlerë prej 15.200,00 denarë, shihet që indeksi i pagës neto së punonjësit admistrativ me pagën neto minimale në vend është 1,91 herë. Tani me rritjen e pagës neto minimale në vend në vlerë prej 18.000,00 denarë për të ruajtur te njëjtin nivel indeksimi atëherë paga neto e punonjësit admistrativ i këtij niveli duhet të jetë 34.403,00 denare pra një rritje e nivelit të pagës neto në vlerë prej 5.352,00 denarë (34.403,00 – 29.051,00).
KONKRETISHT – rasti i dytë
Nëse një ndihmës administrator i nivelit të parë me arsim të mesëm dhe përvojë pune 20 vite ka pagën neto në vlerë prej 21.143,00 denarë dhe nëse e marrim si bazë pagën minimale neto para rritjes në vlerë prej 15.200,00denare, shihet që indeksi i pagës bruto së punonjësit admistrativ me pagën bruto minimale në vend është 1,39 herë. Tani me rritjen e pagës neto minimale në vend në vlerë prej 18.000,00 denarë për të ruajtur të njëjtin nivel indeksimi ateherë paga neto e punonjësit admistrativ i këtij niveli duhet të jetë 25.038,00 denarë pra një rritje e nivelit të pagës neto në vlerë prej 3.895,00 denarë (25.038,00 – 21.143,00).
Çdo rritje e pagës nën këto nivele, pra prej 18 % – 19 %, apo një rritje “kozmetike” sa për të thënë që ka rritje të pagës, do të varfërojë edhe më shumë këtë shtresë të shoqërisë.
Pasi po përgatitet propozim ligj për ndryshimin e Ligjit të Nëpunësve Administrative, ASH do të ngrejë zërin fuqishëm edhe në faktin se shumica e ndihmës bashkëpunëtorëve dhe bashkëpuntorëve, edhe pse me vite të tëra punojnë në administratë, të njëjtët akoma janë të ranguar në nivelet më të ulta të shkallës që i takojnë (ndihmës bashkëpuntor i nivelit të katërt ose bashkëpunëtor i nivelit të katërt ), mund të ndodhë që punonjësi të pensionohet e të ketë të njëjtin nivel të titullit në punë.
Do të insistojmë që në bazë të rrezultateve e vlersimeve që tregon punjonjësi gjatë procesit të punës të arrihet edhe ngritje në nivele më të larta të së njëjtës kategori (ndihmës bashkëpuntor i nivelit të tretë, dytë e të parë ose bashkepuntor i nivelit të tretë, dytë e të parë).