Maqedoni

160 mijë maqedonas më pak, 110 mijë shqiptarë më shumë, në krahasim me vitin 2002

Shpërndaje

Nëse krahasohen të dhënat e Regjistrimit të vitit 2002 me ato të 2021-shit, rezulton se në këto 20 vite ka rënie të numrit të komunitetit maqedonas dhe rritje të atij shqiptar në numrin e përgjithshëm të popullsisë.

Në 2002-shin kanë qenë 1,297,981 maqedonas, ndërsa në numrin e përgjithshëm për vitin 2021 rezulton se janë 1,137,030, pra 160,951 më pak.

Nga ana tjetër shqiptarët, sipas numrit të përgjithshëm të popullsisë të vitit 2002, rezulton të kenë qenë 509,083, ndërsa në 2021 janë regjistruar gjithsej 619,187, që nënkupton 110,104 më shumë.

Sa u përket komuniteteve të tjera etnike, në numrin e përgjithshëm (rezidentë dhe jorezidentë) rënie ka tek bashkësia rome, nga 53,879 në 49,104, tek ajo vlleh nga 9,695 në 9,208 dhe tek komuniteti serb nga 35,939 në 24,759. Rritje ka tek bashkësia turke që jetën në RMV, nga 77,959 në 83,443 dhe boshnjake nga 17,018 në 18,163.