Kapet drogë! Arrestohen dy shtetas të Kosovës dhe një person nga Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë kapur 150 kilogram mariuhanë. Droga kishte hyrë nga Kosova në Maqedoni ndërsa si destinacion përfundimtar kishte Turqinë.
“Gjegjësisht, pasdite e datës 30.03.2022 në parkingun përballë një objekti hotelierik në Shtip është vërejtur i parkuar automjeti i pasagjerëve “Audi A6” me targa të Kumanovës, ndërsa pranë veturës kanë qenë të raportuarit I.D. (50) dhe K.K. (39), të dy nga Podujeva R. Kosovës dhe B.R. (34) nga Kumanova. I.D. dhe K.K. janë përpjekur që të arratisen, por u kapën dhe të tre janë arrestuar”, tha Suzana Pranjiç Talevska, zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme.
Nga MPB shtojnë se do të parashtrohet padi për 4 persona, tre shtetas të Kosovës, ndërsa një shtetas i Maqedonisë së Veriut. MPB është në kërkim të personit të katërt, respektivisht një shtetasi të Kosovës i cili duhej të transportonte drogën nga Shtipi në Turqi.